Arbëri

Blloqet politike kanë ndryshuar opinionet e liderëve

Krijimi i blloqeve politike ka bërë që të ndryshojnë opinionet e liderëve e strukturave të partive politike karshi temave të mëdha. Tashmë ka një dakordim që me negociata të vëzhgohet edhe procesi i demarkacionit.

Besnik Berisha nga LDK-AKR-Alternativa, në Rubikon të KTV-së ka thënë se partneriteti mes partive në bllokun tjetër ka bërë në ndryshimin e qëndrimeve të tyre.

“Kemi një përafrim. Prej një Kosovë të vogël tash kemi një Kosovë të madhe që e toleron një asociacion të kësaj mënyre”, ka thënë ai.

Berisha si prioritete të programit qeverisës së bllokut në të cilin ai kandidon, përmend zhvillimin ekonomik e sistemin e drejtësisë.

Ai akuzon kandidatin për deputet të LVV-së, Faton Topalli se nuk e kuptojnë se si funksion gjyqësia duke ju referuar deklaratave të tij rreth kërkesës për rivlerësim të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Zhvillimi ekonomik gjithsesi se nuk mund të bëhet në Kosovë vetëm me diagrame dhe fontanë dëshirash. Qeverisja Hoti parasheh trefishimin e buxhetit mirëpo jo në vitin e parë të qeverisjes. Kemi dikë që e ka planifikuar në letër dhe kemi dikë që i ka vënë themelet këtij buxheti. Kemi gjëra konkrete. Për sistemin e drejtësisë është shqetësuese të dëgjojë se si një parti politike që synon ta marrë pushtetin, e dhëntë Zoti të mos e marrë, që të bëjë spastrim të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, ka thënë ai.