Pesë vjet po bëhen prejse ka filluar të ndërtohet memoriali “Afrim Zhitia” në fshatin Llugë të Podujevës, ku aktualisht është i ngritur obelisku i këtij heroi. Por mosdhënia e lejes ndërtimore nga Komuna e Podujevës ka bërë që punimet të ndërpriten pak ditë pasi kishin filluar.
Që nga atëherë asgjë nuk ka lëvizur. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, që është edhe financues i këtij projekti, është në pritje të një përgjigjeje nga Komuna e Podujevës. Ndërsa kjo e fundit po i pret vendimet e gjykatave për lirimin e pronës komunale, të cilën e ka shpallur të uzurpuar, shkruan sot Koha Ditore.
Një lëndë e tillë është hedhur poshtë nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, pasi nuk ka vërtetuar se ka uzurpim të asaj prone. Por komunarët insistojnë se janë edhe katër të tilla në Gjykatën e Apelit. Rreth gjysmë milioni euro është vlera që MMPH-ja ka planifikuar të shpenzojë për ndërtimin e këtij memoriali. Por këto mjete rrezikojnë të humbin në rast të një përgjigjeje negative nga Komuna e Podujevës. Përfaqësuesit e kompanisë fituese të këtij projekti “Ajani” Sh.p.k me seli në Prishtinë, thonë se kontratën për ndërtimin e memorialit “Afrim Zhitia” në Llugë të Podujevës e kanë nënshkruar më 9.12.2013.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Komuna e Podujevës s`lejon ndërtimin e memorialit të Afrim Zhitisë
-
Kuvendi e obligon ekzekutivin ta lirojë pronën për ndërtimin e memorialit “Afrim Zhitia”
-
7 vjet pas kontratës memoriali “Afrim Zhitia” nuk u përfundua, palët akuzojnë njëra-tjetrën
-
7 vjet pas kontratës memoriali “Afrim Zhitia” nuk u përfundua, palët akuzojnë njëra-tjetrën
-
“Ibrahim Rugova” në pronën e kontestuar