Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Blerësi i konsideron konfidenciale të dhënat e kontratës

Gati gjithçka është konsideruar konfidenciale nga fituesi i tenderit të KEK-ut: “Shitja e mbeturinave të metalta”.

Përfaqësuesit e “Eco-Metal” sh.p.k. Obiliq dhe atij “Rec-Kos” sh.p.k. Fushë-Kosovë nuk kanë treguar as për çmimin e ofertës e as për atë të shitjes së metaleve, shkruan sot Koha Ditore në pjesën e dytë të serisë KEK-u “grin” miliona euro “pa afat”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë, mospërputhje të shifrave shfaqen edhe ndërmjet të dhënave të kontratës e të dhënave të KRPP-së.

Gazeta ka kontaktuar drejtorët e të dyja kompanive që kishin garuar bashkërisht si konsorcium dhe që kanë dhënët firmat e tyre në kontratë. Por asnjëri nuk ka qenë në gjendje të flasë për detajet e tenderit.

Kur është pyetur nëse e kanë fituar një tender në KEK për blerjen e metaleve, drejtori i “Rec-Kos” sh.p.k Fushë-Kosovë, Berat Morina, fillimisht ka thënë “Jo”. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Të hënën: Çka thonë burimet e tjera për shitjen në KEK? Pse ata mendojnë se pajisjet e prera mund të riparoheshin? Sa milionë euro janë harxhuar për riparimin e pajisjeve që tash KEK-u i shiti për skrap? Sa mijëra euro i kushtojnë KEK-ut pagesat e punëtorëve jashtë orarit të punës për grumbullimin e këtyre metaleve?