Ish-prokurori i Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj, është përgjigjur publikisht në lidhje me lajmet e publikimit të emrave të atyre që dyshohen si veteranë të rremë.
Blakaj ka thënë se në bazë të kësaj, vëren se listës së përpiluar nga ai i janë shtuar edhe rreth 2 mijë emra të rinj, për të cilët ai thotë se nuk mban përgjegjësi.
Gjatë ditës, deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj akuzoi Blakajn se e ka futur në listën e veteranëve të rremë edhe babanë e tij luftëtar, ndërsa Time Kadrijaj, po ashtu deputete e AAK-së, e cila gjeti emrin e vet si dezertore.
Më poshtë po japim të plotë letrën e Blakajt:
Lajmi për dorëzimin e aktakuzës së veteranëve në Gjykatë kam konsideruar se është lajm i mirë, i cili do të zbardhë të vërtetën për procesin e kundërligjshëm për njohjen e statusit të veteranëve sipas kritereve ligjore. Duke shkelur këtë ligj, dëmet e shkaktuara buxhetit të shtetit dhe veteranëve të vërtetë janë të përmasave të mëdha. Ato do të zbardhen vetëm në një proces të drejtë, të paanshëm dhe profesional gjyqësor, për të cilin shpresoj se do të zhvillohet në sy të publikut në Kosovë.
Edhe
Blakaj për çështjen “Veteranët”: Ligji është i qartë, manipulimi po e mjegullon procesin
Aktakuza e ngritur dhe nënshkruar nga ana ime ishte e bazuar në fakte dhe ligj, lidhur me shkeljen e kritereve dhe procedurave lidhur me njohjen e statusit të veteranit të luftës.
Por, si duket, ashtu siç është përcjellë puna në lidhje me këtë aktakuzë me presione e kërcënime, po vazhdon tani në këtë fazë me përpjekje të tjera me të vetmin qëllim që të diskreditohet puna e madhe që është bërë, e bazuar në ligj, fakte dhe drejtësi për zbardhjen e të vërtetës në rastin e listave të fryra të veteranëve.
Jam duke marr komente dhe pyetje të shumta në lidhje me aktakuzën e ngritur në gjykatë dhe emrat e publikuar të personave që janë seleksionuar si përfitues të statusit të veteranit luftëtar në kundërshtim me kriteret e ligjit për veteranët.
Ajo çka po shoh tash nga informacionet e publikuara në media, që i referohen aktakuzës së veteranëve, duke i publikuar edhe emrat dhe të dhënat personale është se janë rreth 2.000 persona, të cilët del se janë shtuar në listën e emrave që janë që janë seleksionuar si përfitues të statusit të veteranit luftëtar në kundërshtim me kriteret e ligjit për veteranët.
Këtë sqarim po e bëj për të informuar publikun se së pari aktakuza paska pësuar ndryshime nga ajo që e kam përpiluar unë, sepse janë rreth 2.000 persona më shumë, për të cilët nuk kam as informacion se si janë selektuar dhe sesi janë përfshirë në aktakuzë.
Ndërsa, ajo që është më me rëndësi për të informuar publikun është se unë Elez Blakaj, tani ish-Prokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, nuk mbaj përgjegjësi për aktakuzën e ndryshuar/plotësuar dhe nënshkruar nga një prokuror tjetër, e as për publikimin e emrave, sepse ekziston një parim i cili duhet respektuar-prezumimi i pafajësisë.
Për këtë aktakuzë pyetjet duhet të gjithë t’i drejtojnë në Prokurorinë Speciale te prokurori që e ka nënshkruar aktakuzën.
Mënyra se si janë duke vepruar me aktakuzën përmes luftës speciale, duke publikuar pjesë të caktuara dhe duke i interpretuar ato, është rruga më e gabuar që kanë zgjedhur dashakqinjtë e veteranëve të vërtetë dhe të Kosovës.
Për fund, dua të shpreh respektim dhe përuljen time dhe të familjes time për të gjithë veteranët e vërtetë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vlerës më sublime të historisë së shqiptarëve. Respekt për të gjithë dëshmorët dhe veteranët e vërtetë.
Sinqerisht, Elez Blakaj
Edhe
Ish-prokurori Blakaj akuzon rëndë zëvendësministrin Çeku për Listat e Veteranëve
Prononcimi në Facebook i deputetit Demaliaj:
(Aktakuza ime)
Të nderuar bashkëluftëtarë të UÇK-së..!!
Ashtu siq ju kam drejtuar vazhdimisht edhe sot po ju them se me nder dhe krenari i kam shërbyer atëdheut dhe deri në fund të jetës time do ti shërbej..!!
E dua me shpirt atëdheun tim dhe askush me aktakuza dhe me shantazhe dhe me sulme e ofendime nuk do të më ndaloj të punoj për vendin tim..!!
Ju kam thënë të nderuar bashkëluftëtar se askush smund ta njollosë emblemën e UÇK -së në Dukagjin e as në krejt trevat ku jetojnë Shqipëtarët..!!!
Ju dua UÇK , pjesë e pandashme e shpirtit tim..!!
Shikoni me çka Sulmohemi vëllëzër e motra bashkëluftëtare..!!
Ushtarët më të devotshëm të UÇK-së që për asnji ditë nuk e lëshuan luftën shpallen mashtrues..!!
Pra janë ushtarët më elitarë të Komandës së Zonës së Dukagjinit..!!
Evvvv Elez Blakaj hallall të qoftë..!!!!!!!!!!!!
Por Babain tim Bajram Demaliaj të vdekur dhe të varrosur me nderimet më të larta ushtarake me ma shpallur mashtrues kurr hallall mos të qoftë o Dezerter..!!
Shteti im i dashur dua drejtësi nga ti qe atë fundrrinë ta ktheni dhe gjykoni në Kosovë..!!
Bashkëluftëtarë të UÇK- së mbajeni kokën lartë sepse askush nuk mundet të na thyej..!!
Me nder e krenari
I juaji Shkumbin Demaliaj..!!

Prononcimi në Facebook i deputetes Kadrijaj
Edhe
Prokuroria Speciale e dorëzon të plotësuar në Gjykatë aktakuzën për veteranët e rremë
Unë dezertere e ju heronjë!
{gallery}