Prokuroria e Shtetit planifikon që të bëjë kërkesë për ndërprerjen e pensioneve për “19 mijë veteranët e rrejshëm” posa aktakuza të dorëzohet në gjykatë. Aktakuza në rastin “Veterani i rrejshëm” e nënshkruar nga prokurori i dorëhequr Elez Blakaj ende nuk është dërguar në gjykatë, shkruan sot Koha Ditore.
Por për ndërprerjen e pagesave në formën çfarë po e synon Prokuroria e Shtetit nuk ishte pajtuar rreth dy muaj më parë Blakaj. Nëpërmjet një emaili të datës 12 korrik të këtij viti, ai e kishte njoftuar kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale se “nëse e bllokojnë pagesën vetëm për 19 mijë veteranë do ta legjitimojnë procesin”. Sipas tij, në një gjykim në periudhë të shpejtë kohore, do të mundë të dëshmohej që i gjithë procesi ka qenë gabim.
Në një email që Blakaj ia kishte drejtuar kryeprokurorit Millaku, e të cilin Millaku e pati cituar në konferencën për media të mbajtur lidhur me rastin, ish-prokurori sqaron detajisht planin që duhet ta ndjekë Prokuroria e Shtetit për të përfunduar pagesat për veteranët e rrejshëm.
Emaili i ka shkuar Millakut një ditë pas takimit me Blakajn, ku kanë biseduar lidhur me aktakuzën...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Kërkesa e prokurorisë për ndaljen e pensioneve për “veteranë mashtrues” do të krijojë kaos juridik
-
Prokuroria Speciale e dorëzon të plotësuar në Gjykatë aktakuzën për veteranët e rremë
-
Gjykata planifikon seancë për shqyrtimin e masës së përkohshme për pensionet e veteranëve
-
Prokuroria mashtron me aktakuzën e veteranëve mashtrues
-
Prokuroria mashtron me aktakuzën e veteranëve mashtrues