Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bizneset me shumë punëtorë dhe gratë prioritet për lehtësi tatimore

Komunarët e Obiliqit kanë premtuar lehtësi për të gjitha bizneset vendore dhe ato të jashtme që do të investojnë në këtë komunë. Me Rregulloren e re për taksa, tarifa dhe gjoba komunale ata parashohin që lehtësi të ketë edhe në bazë të numrit të punëtorëve që i kanë ato biznese.

“Rregullorja për lehtësi në biznese te ne është e veçantë e cila pritet të bëjë ndryshime. Rregullorja për tarifa ngarkesa dhe gjoba ka pasur prioritet në bizneset e gjinisë femërore kryesisht në sallone të ondulimit-floktare dhe rrobaqepëse, e tek artizanalet nuk kanë tarifa”, ka thënë udhëheqësi i sektorit të ekonomisë në Komunën e Obiliqit, Daut Mjeku.

“Pritet që në Rregulloren që do të shkojë në projektpropozim të bëjmë lehtësi për të gjitha bizneset vendore dhe të jashtme dhe nga diaspora me theks, që t’u ndihmohet grave për të krijuar biznese. Andaj do të kenë lehtësi bazuar edhe në numrin e punëtorëve, si edhe lehtësi të tjera”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)