Nuk ka shumë kohë që kjo kompani ka nisur punën, por ende pa dalë në treg i dolën probleme.
Drejtuesit e kësaj kompanie importojnë nga Turqia fruta, të cilat pastaj po i përpunojnë, për t’i bërë të gatshme që të shiten në treg si fruta të thata, raporton KTV.
Megjithatë, mënyra e kalkulimit të taksave është ngarkesë e madhe për ta.
Në Doganën e Kosovës thonë se çmimet bazohen në 6 rregulla të Organizatës Botërore të Doganave.
Sipas Stavilecit, vitin e kaluar, nga 1 mijë ankesa, mbi 700 janë refuzuar.
Mirëpo, me këto konstatime nuk pajtohet Selmanaj.
Edhe
Mallrat e importuara mbivlerësohen padrejtësisht, thonë përfaqësues të bizneseve
Ky nuk është rasti i vetëm që ka ankesa për mënyrën e tatimit të produkteve nga dogana.
Shumë prej bizneseve i kanë thënë KTV-së se nuk kanë marrë fare mundin që të ankohen te kjo agjenci, pasi që në fillim e kanë kuptuar përfundimin e procesit të ankesës së tyre.