Qeveria ka njoftuar se zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Brukselit, për takimin e radhës në kuadër të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve.
“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar ditën e sotme drejt Brukselit, ku do të marrë pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut”, thuhet në njoftim.
Bislimi të martën pritet të takohet me shefin e Zyrës për Kosovë në Qverinë e Serbisë, Perar Petkoviq.
Në fokus të këtij takimi do të jetë implementimi i obligimeve të marra nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të takimit të 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut.