Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se lirimi i tre policëve kosovarë të kidnapuar, ka “nxjerr në shesh gënjeshtrën e Vuçiqit” dhe është pranim se policët janë kidnapuar brenda territorit të Kosovës.
Bislimi ka thënë se duhet të fillojë diskutim për përgjigjen që duhet dhënë Serbisë së Aleksandar Vuçiqit për “aktin e rrezikimit të përgjithshëm të sigurisë rajonale”.
“Vërehet shumë qartë që i gjithë ky skenar i deritanishëm kishte si qëllim parësor konfirmimin e Vuçiqit si mjeshtër të eskalimit për ta pasuar atë në një moment politikisht të volitshëm me veprime tё "deeskalimit". Njё strategjie tё implementuar nё katёr hapa: Tensionimi dramatik i situatёs brenda territorit tё Kosovёs; Propagandimi i fuqishёm me synim tё ekspozimit nё sytё e bashkёsisё ndёrkombёtare tё palёs kosovare si fajtore pёr tensionim; Nxjerrja e kёrkesave pёr pёrfitime qё do duhej t’i rridhnin atij si elemente tё pashmangshme pёr deeskalim; Marrja e hapave deeskalues qё e nxjerrin atё si viktimё e gatshme pёr hapa ‘konstruktiv’”, ka thënë Bislimi.
Bislimi ka thënë se për zbatimin e kësaj strategjie Vuçiqi ka “investuar tepër shumë”.
Bislimi ka thënë se është jetike për sigurinë dhe prosperitetin e rajonit që kthimi real “i këtij investimi të Vuçiqit të duket ndryshe”.
“Qё nё vend tё mashtrimit tё synuar tё qartёsohet pёr secilin brenda dhe jashtё regjionit qё kidnapimi ka ndodhur brenda territorit tё Kosovёs; Të nisë debati për pasojat që duhet të bartë Serbia për ndërhyrjet e vazhdueshme në territorin e një shteti fqinj, duke e destabilizuar si Kosovën ashtu edhe rajonin, përfshirë këtu edhe dërgimin e njerëzve të uniformuar në brendësi të territorit të Kosovës; që imazhi i sundimit të ligjit në Serbi ka pësuar një dëmtim vështirë të riparueshëm dhe që reputacioni i bashkësisë ndërkombëtare po dëmtohet fuqishëm për aq kohë sa vazhdon ta trajtojë si palë konstruktive dikë me potencial kaq destruktiv si puna e Vuçiqit dhe vendos masa shtrënguese ndaj demokracisë së vetme dhe vendit më properëndimor në gjithë Ballkanin”, ka shkruar Bislimi.