Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se duke refuzuar nënshkrimit e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, Serbia e ka dëshmuar qasjen destruktive ndaj Kosovës.
Ai ka thënë se Kosova po e vazhdon angazhimin “duke shfaqur konstruktivitet e duke qenë palë aktive përmes ofrimit në vazhdimësi të propozimeve në dialog”.
Sipas Bislimit, Qeveria e ka kthyer në rrugë të drejtë procesin e dialogut.
“Rryma në veri, ka filluar të paguhet për herë të parë, e po ashtu dhe targat ilegale u larguan nga qarkullimi. Rendi dhe ligji mbizotërojnë tashmë në çdo cep të vendit. Procesi i dialogut u kthye drejt rrugës së normalizimit dhe njohjes reciproke, por të cilën fqinji ynë verior vijon ta refuzojë, siç po e dëshmojnë me Marrëveshjen Bazike të Brukselit dhe Aneksin Implementues të Ohrit. U demaskua qasja e tyre destruktive, por ne vijuam angazhimin tonë, duke shfaqur konstruktivitet e duke qenë palë aktive, përmes ofrimit në vazhdimësi të propozimeve e ideve në çështjet rreth dialogut”, ka shkruar Bislimi të dielën në Facebook.
Sipas tij, viti i fundit i mandatit do të vijojë “me të njëjtin përkushtim, energji e ritëm të punës”.
Sipas Bislimit, Kosova ka shënuar suksese e të arritura gjatë tri vjetëve të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka përmendur ekonominë, vendet e punës, liberalizimin e vizave dhe “forcimin e thelemeve të avancimit demokratik”.
-
Bislimi: Brukseli ka qenë i anshëm në dialogun Kosovë-Serbi
-
Bislimi pas takimit me Lajçakun: Normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe njohje reciproke
-
Bislimi: Serbia vazhdon ta pengojë normalizimin e raporteve
-
Kosova u kërkon ndërkombëtarëve reagim ndaj “befasisë” së planifikuar të Serbisë
-
S’ka përparim në dialog: Kosova kërkon zbatim të marrëveshjes, Serbia Asociacionin