Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi po qëndron në Athinë që prej të enjtes.
Në kryeqytetin grek, ai do të marrë pjesë në tryezën e diskutimit "Ballkani Perëndimor dhe zgjerimi i BE-së 2030 - Ëndërr apo Realitet?", ku në mesin e pjesëmarrësve do ketë edhe homologë nga rajoni.
Nga Zyra e Kryeministrit është njoftuar se përgjatë qëndrimit dyditor Bislimi do të mbajë dhe takime e bashkëbisedime të tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
-
15 mars 2024 11:14
-
Shpërndaje në: