Organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), të premten në Pejë është mbajtur një debat me qytetarët për dialogun e Kosovës me Serbinë dhe çka më tej.
Debati është realizuar me pjesëmarrje të 4 deputeteve të rajonit të Pejës: Besa Gaxheri (LDK), Time Kadriaj (AAK), Safete Hadergjonaj (PDK) dhe Donika Kadaj - Bujupi (LVV). Megjithëse qëllimi i organizatorëve ishte të bisedohej për dialogun Kosovë-Serbi, që aktualisht është i pezulluar me një rezolutë të Kuvendit ët Kosovës deri në lirimin e Ramush Haradinajt nga Franca, në disa raste qytetarët e pranishëm kanë pasur mundësinë të ndiheshin si në sallën e Parlamentit të Kosovës, nga debati që zhvillonin deputetet e subjekteve opozitare dhe ato të pozitës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.