Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga 1 tetori mund të blihet bileta e autobusit të "Trafikut Urban" nëpërmjet SMS-it.
Nënkryetarja Donjeta Sahatçiu ka shkruar në Facebook se nëpërmjet kësaj mënyre mund të blihen biletat ditore dhe njëdrejtimëshe në linjat 1, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C dhe për biletën vajtje-ardhje në aeroport.
“Lehtë e shpejtë! Siç e kemi paralajmëruar, për herë të parë, qytetarët e Kryeqyteti Prishtina mund të blejnë biletën njëdrejtimëshe dhe biletën ditore në linjat 1, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C si dhe biletën për vajtje ardhje në aeroport, duke dërguar SMS përmes operatorëve IPKO dhe Vala”, thuhet në njoftimin e saj.
Sahatçiu ka shtuar se së shpejti do të mundësohet edhe blerja e biletave javore dhe mujore.
-
Aktivizohet shërbimi i blerjes së biletave përmes SMS në kuadër të partneritetit në mes të IPKO dhe Trafikut Urban të Prishtinës
-
Pas shtrenjtimit të biletave të “Trafikut Urban”, qytetarët ankohen e kryetari i Prishtinës justifikohet
-
LVV-ja në Prishtinë kërkon tërheqjen e vendimit për shtrenjtimin e biletave të autobusëve
-
Rama për shtrenjtimin e biletave: Me kuletën digjitale çmimi është pothuajse i njëjtë
-
Shtrenjtohen biletat e autobusëve në Prishtinë