Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bilalli, kryeministri dhe kërkuesit e besimeve

Foto: Koha

1. 
Në mëngjes, pa u bërë dritë, dëgjova çukapikthin. Herën e fundit e kam dëgjuar një në Gërmi. Zakonisht e kam dëgjuar një në Gërmi. Ndoshta qe aq e zakonshme, sa që më duket që çdoherë që kam shkuar në Gërmi, kam dëgjuar cokatjen motorike të çukapikthit ose kam qenë duke pritur që ta dëgjoj.

Është hera e parë që e dëgjoj në qytet, për herë të parë prejse kam lindur në të. E dëgjoj, madje në Qendër. Përputhet me ditën e parë të karantinimit të Prishtinës. Kur çdo gjë tjetër duhet të ndalet, çukapikthi tregon se natyra duhet të flasë me konsistencën e vet. 

2. 

Një mik, që ka studio arkitektonike, çdo vit kah gjysma e muajit dhjetor dërgon urimet me shkrim për Vitin e Ri. Nuk blen kartolina të gatshme, por e përzgjedh me kujdes dizajnin e kartolinës së vet, e dërgon për t’u shtypur dhe kujdeset që t’i dorëzohet nëpërmjet postës listës së gjatë të miqve afaristë dhe atyre që nuk janë afaristë. Në to zakonisht fjalët e shkruara me dorë janë ndonjëherë “Gëzuar” e çdoherë nënshkrimi i emrit të tij; prej kohësh duke u marrë me vizualitetin e gjërave, ai konsideron se përzgjedhja e kujdesshme e kartolinës mbart më vete më shumë simbolikë sesa fjalët që nuk është se u nënshtrohen aq mundësive të tij kreative.

Më 3 prill u vulos, dhe me atë datë u dorëzua në kutinë time postare kartolina e përzgjedhur, shtypur, nënshkruar, futur në zarf dhe dorëzuar postës së lagjes “Dardania” javën e tretë të dhjetorit të vitit të kaluar, atëherë kur patëm dëgjuar se një kinez kishte ngrënë supë lakuriqi dhe ishte sëmurë prej një virusi të panjohur. Kartolina hyri në shtëpi me domethëniet e veta, se dëshirat për mirëqenien e tjetrit mund edhe të vonohen po mbërrijnë dhe se kurdo që të mbërrijnë, do të ndjellin që fillimin mu atë ditë, në atë moment të numërimit të Vitit të ri me plot shëndet e gëzime, nga ato që u dëshiruan kah gjysma e dytë e vitit të kaluar.

3. 

Edhe Editorial 6 muaj më parë Një dolli për më pak budallaki

“Na pret një fazë e bashkëjetesës”, thotë në një intervistë kryeministri italian, Conte. Thotë se italianët do ta mposhtin koronavirusin, duke ulur numrin e të infektuarve dhe të vdekurve dhe kur kjo do të bëhet, do të fillojnë një fazë të bashkëjetesës me të, duke dalë gradualisht nga karantina. Do ta fillojmë një jetë duke ditur se është aty mes nesh, deri sa të shpiket vaksina. 

Artikullin e plotë mund ta lexoni në Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.