Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bien pritjet në pikat kufitare

Pritje më të ulëta janë regjistruar në orët e hershme të së hënës, ka njoftuar Qendra për Menaxhim Kufitar.

Sipas Qendrës, pritjet në hyrje të pikës kufitare Dheu i Bardhë janë rreth 20 minuta apo kolonat deri në 50 metra.

Image

Ndërsa, në Merdar pritjet janë rreth 15 minuta. Në pikat e tjera kufitare pritjet janë më të ulëta.

Kolona të gjata janë regjistruar gjatë vikendit.

Ndërsa, Qendra për Menaxhim ka bërë të ditur se të gjitha rrugët janë të kalueshme, ndonëse rruga Prishtinë-Mutivodë është me akull dhe mjegull. E për rrugën Pejë-Kullë është bërë thirrje që të gjitha automjetet t'i kenë pajisjet dimërore.