Komuna e Suharekës gjatë vitit 2017 ka arkëtuar më pak të hyra vetjake krahasuar me vitin 2016, për shumën prej 67 mijë eurove.
Vitin e kaluar kjo komunë ka arkëtuar 1 milion e 719 mijë euro të hyra vetjake, derisa në vitin 2016 shuma e arkëtuar në këtë kategori ka qenë 1 milionë e 786 mijë euro. Këto të dhëna janë shpalosur nga pushteti lokal i Suharekës në kuadër të raportit të administrimit të buxhetit për periudhën janar–dhjetor të vitit 2017.
“Nga pasqyra e të hyrave vetjake e realizuar në vitit 2017 shihet se të hyrat nuk janë realizuar sipas parashikimit të planit. Ato janë realizuar në masën prej 1 milion e 719 mijë eurosh, ose shprehur në përqindje në masën prej 88.86 për qind. Të hyrat vetjake për vitin 2017 janë më të ulëta se planifikimi për 11.14 për qind”, shkruan në raport, ku theksohet se Komuna e Suharekës për vitin 2017 kishte planifikuar të arkëtonte 1 milion e 935 mijë euro.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)