Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bie pjesëmarrja e Telekomit të Kosovës në tregun e telefonisë mobile

Telekomi i Kosovës ka shënuar rënie në pjesëmarrjen në tregun e telefonisë mobile, krahasuar me shifrat e një viti më parë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Bazuar në të dhënat e fundit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, për tremujorin e tretë të vitit 2017, përqindja e operatorit telefonik “Vala” në këtë treg ishte 55.8 për qind, përderisa në fillim të vitit 2017, kjo shifër ishte 60.4 për qind.

E gjithë kjo vjen për shkak të gjendjes së rënduar të kësaj ndërmarrjeje, e cila është duke punuar më humbje. Sipas raportit të vitit të kaluar, kjo ndërmarrje ka shënuar 6 milionë euro humbje... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm