Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bie numri i pacientëve, vetëm 232 pacientë të shtrirë në QKUK e spitale

Po shkon duke rënë numri i pacientëve të shtrirë nëpër klinikat e QKUK-së nga Covid 19.

Sipas raportit ditor të SHKUK-së këtë të premte në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në 7 spitalet e përgjithshme, po trajtohen 232 pacientë.

Ndërsa vetëm 133 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19.

9 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 160 nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 130 pacientë: 7 pacientë janë në gjendje të rënduar, 72 janë të konfirmuar me Sars Cov-2 dhe 99 janë me oksigjeno-terapi.

Klinika e Pulmologjisë ka numrin më të madh të të shtrirë me 63 pacientë, e pasuar nga Klinika Infektive me 53 pacientë. Mjekimi Intensiv ka 7 pacientë dhe 1 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive. Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë dhe Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 102 pacientë, ku 2 janë në gjendje të rënduar, 61 të konfirmuar pozitivë dhe 61 me oksigjeno-terapi.

Artikuj të ngjashëm