Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bie çmimi i benzinës, rritet i gazit

Nafta

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për ditën e enjten.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.74 euro për litër, i njëjtë sikur dje. I benzinës ka rënë për 1 cent dhe shitet për 1.60 euro. Çmim i gazit është rritur pas një kohe të gjatë për 1 cent në 0.79 euro.

Këto çmime do të vlejnë për 24 orët e ardhshme.

Ministria do të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve, bazuar në një vendim të mëhershëm të Qeverisë, që u kritikua nga naftëtarët.