Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se do t’i ndihmojë Kosovës në luftën ndaj koronavirusit.
Në një letër urimi drejtuar Vjosa Osmanit për zgjedhjen presidente, Bideni ka përmendur edhe çështjen e vaksinave.
“Administrata ime e ka prioritet të punojë me partnerët për t’u mobilizuar në luftën ndaj pandemisë. SHBA-ja ka kontribuar me katër miliardë dollarë në GAVI për të përkrahur skemën COVAX për të furnizuar me vaksina të sigurta dhe efektive shtetet në nevojë, dhe jam i lumtur që pashë Kosovën që ka nisur të marrë kontingjentin nga COVAX-i. Teksa po rrisim furnizimin këtu në SHBA, jemi duke shqyrtuar opsionet për të punuar me partnerët për të ndarë atë që mundemi. Ekipi im do të mbesë në kontakt me ju përderisa zhvillohen këto përpjekje”, ka thënë ai në letrën drejtuar Osmanit.
-
Bideni rithekson: Marrëveshja Kosovë – Serbi duhet të jetë e përqendruar te njohja reciproke
-
Kosova dhe Bosnja, në mesin e vendeve që do të përfitojnë vaksina nga SHBA-ja
-
Bideni u bën thirrje liderëve botërorë t’i bashkohen në shpërndarjen e vaksinave
-
SHBA-ja ndan vaksina për Kosovën
-
Bideni letër Vuçiqit, i përmend kompromise për Kosovën