Arbëri

Biçeci s’e lejon “Bifurkacionin” ta menaxhojë rrjetin e ujësjellësit

Banorët e fshati Biçec të Komunës së Kaçanikut prej më shumë se 2 vjetësh po përballen me mungesë të ujit të pijshëm. Rrjeti i ujësjellësit aktualisht nuk menaxhohet nga askush, teksa banorët kanë refuzuar që këtë veprim ta bëjë kompania “Bifurkacioni”.

Më 2002 banorët me vetë financim e kanë vendosur sistemin e ujësjellësit. Ndërkaq për ta riparuar rrjetin e ujësjellësit, banorët disa herë kanë adresuar kërkesa zyrtare në Komunë, mirëpo megjithëse Komuna ka bërë investime sërish janë paraqitur defekte si pasojë e mosmenaxhimit të ujësjellësit.

Sipas përfaqësuesve të Komunës së Kaçanikut, më 2015-n është vendosur gypi në gjatësi prej 1.646 metrash.

Këshilli i banorëve të këtij fshati e ka deponuar të martën kërkesën në Komunë për zgjidhjen e problemit të tyre.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")