Një nga bukuritë më mahnitëse të Shqipërisë, ujëvara e Sotirës (22 km larg Gramshit) nuk i ka shpëtuar betonizimit, ku pamjet që ka siguruar Gazeta Shqip në hyrje të saj janë shndërruar në një kantier ndërtimi.
Rruga që të çon në këtë destinacion turistik është tërësisht e pakalueshme nga mjetet e vogla. Një problem tjetër është edhe mungesa e tabelave orientuese që të çojnë tek ujëvara, e cila gjithsesi është e betonizuar.
Ky është skandali i radhës nga autoritetet lokale, por edhe ato qendrore, të cilat lejojnë kompani ndërtimi për ndërtimin e HEC-eve.
Banorët e zonës shpesh herë kanë denoncuar në ujëvarës po i vijnë rrotull firma të ndryshme për ta përdorur në interes të tyre në mënyrë të paligjshme.
{gallery}
Ujëvara e Sotirës është 100 metra dhe buron nga mali i Tomorit. Ajo ndodhet rreth 22 kilometra larg Gramshit dhe për të arritur në zonën e ujëvarës duhet të ecësh rreth 1 orë në këmbë nga fshati Sotirë nga ku ka marrë dhe emrin ujëvara.
Edhe
Ujëvara e Sotirës - perla e natyrës pa infrastrukturë për turistë
Në verilindje të Tomorit, ndodhet burimi i madh që vjen nga një e çarë gjatësore në shkëmbin gëlqeror të thepisur. Lartësia e rënies së ujit varion nga 5 m, deri 20 m lartësi. Peisazhi i shpatit ku uji del, në mes të pyjeve e pemëve të lisit, është i mrekullueshëm. Zhurma e ujit mund të dëgjohet shumë larg.
Bota bimore rreth ujëvarës është tepër e pasur, me pemë bliri, lofate, frashëri, lisi e deri edhe te gështenja e egër që është e rrallë në gjendje të egër./Shqip