Sot Kuvendi i Kosovës po mban seancën e parë plenare për vitin 2018 e cila është vazhdim i seancës së fundit.
Me këtë rast, dhanë betimin dy deputetë të rinj në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ata janë Shemsi Syla dhe Salih Zyba të cilët zëvendësojnë Mytaher Haskukën dhe Qëndron Kastratin, të cilët lëshuan postin e deputetit pasi fituan atë të kryetarëve të komunave, Prizrenit dhe Kamenicës, transmeton Koha.net.
Lëvizja Vetëvendosje ka 32 deputetë në këtë legjislaturë.