Janë betuar me një ceremoni solemne 54 gjyqtarë të rinj të Republikës të Kosovës.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi tha se Republika e Kosovës ka bërë dhe po bënë reforma në vazhdimësi me të vetmin qëllim që sistemi gjyqësor të punojë sa më mirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Do të duhet një punë e palodhshme, sidomos në fushën e drejtësisë. Të gjithë duhet të jemi të angazhuar në respektimin e rendit ligjor dhe juridik që të ecim përkrahë vendeve demokratike”, tha Thaçi, përcjell ksp.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, tha se vlerëson punën e Gjyqësorit të Kosovës pasi që sistemi gjyqësor në Kosovë ka nevojë për shfrytëzimin e të gjitha potencialeve në dhënien llogari dhe transparencën.
Ai uroi gjyqtarët e rinj duke i ftuar ata të jenë shembull të demokracisë së mirëfilltë dhe mbrojtjes së ligjit.