Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Beteja kosovare e biznesit të teknologjisë londineze

Paraja nuk ka qenë synimi i saj kryesor në jetë. Ambicia për t’u bërë një grua e suksesshme në profesion po.

Këmbëngulësia për t’ia dëshmuar së pari vetes e pastaj edhe të tjerëve se një grua, aq më shumë një grua shqiptare, mund të jetë e suksesshme edhe në profesione të “destinuara” për burra e ka futur atë në botën e teknologjisë dhe biznesit, ku flasin vetëm “paraja dhe fuqia”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Beteja Hasani-Dovao, e lindur dhe e rritur në Prishtinë, e emigruar në Angli para 25 vjetësh, sot është menaxhere e suksesshme e sektorit të sigurimeve dhe financave në një kompani të shërbimeve teknologjike në Londër.

Rruga drejt suksesit për Betejën, ashtu si edhe për çdo grua, nuk ka qenë e lehtë.

Një intervistë pune si “rebelim”

Jeta profesionale e Betejës rastësisht ka marrë drejtimin që ka sot. Brucoshja nga Prishtina, që ëndërronte të bëhej stomatologe e që studionte juridikun, sepse nuk ishte pranuar në Fakultetin e Mjekësisë, nuk e kishte menduar ndonjëherë se do t’u hynte ujërave të biznesit dhe teknologjisë informative. E dinte vetëm se patjetër duhej të shkollohej... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.