Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka thënë sot në Këshillin për minoritete se nuk është folur për atë që shqiptarët nga jugu i Serbisë (Lugina e Preshevës), mund të pajisen me pasaporta e shtetësi të Kosovës, sepse, siç ka thënë, kjo ide nuk është në përputhje me Kushtetutën e Serbisë, transmeton Koha.net.
"Nuk kemi biseduar dhe nuk do të bisedojmë për këtë çështje sepse kjo s’është temë bisede. Kjo temë i përket mekanizmave institucionalë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë e kjo nuk është assesi në përputhje me Kushtetutën dhe me ligje. Kështu nuk është e hapur fare debat për këtë ", citon b92 të ketë thënë Bërnabiq.
Artikuj të ngjashëm
-
Qeveria: Propozimi i KE-së për heqjen e vizave serbëve të Kosovës me pasaporta të Serbisë, shkelje e sovranitetit
-
Bërnabiq thotë se në Këshill të Sigurimit do të tregojë se si jetojnë serbët në Kosovë
-
Krasniqi: S’krahasohet niveli i të drejtave të pakicave në Kosovë me ato në Serbi
-
Bërnabiq kërkon falje që Kosova u cilësua Republikë
-
Bërnabiq: Kurti nuk i respekton të drejtat e joshqiptarëve në Kosovë