Kryeministrja e Serbisë, Ana Bernabiq i tha mbrëmë TV Pink-ut se çështja e Kosovës dhe marrëdhëniet me Prishtinën mbeten sfidat më të mëdha edhe për sigurinë e vendit, transmeton Koha.net.
Ajo është shprehur se Serbia ka implementuar gjithë çfarë është dakorduar në Bruksel, ndërsa ka thënë se Asociacioni (Bashkësia) i Komunave Serbe (AKS-ja) që është një detyrim i Prishtinës, duhet të formohet ashtu siç parashihet me marrëveshje dhe jo si një OJQ.
Bernabiq ka theksuar se çështja e Kosovës mbetet një çështje par ekelent për sigurinë e Serbisë, që “një ditë të mos ndodhë, qëllimisht ose rastësisht, që me provokim të shkaktohet situatë që të kemi konflikt të armatosur”, si në rastin e Nagorno-Karabagut.
“Nuk jemi një vend si më 2014, por shtet që do të jetë lider në Europë pëpr nga rritja ekonomike, papunësia është vetëm 7,3 për qind, që identifikohet di lider në digjitalizim...” ka thënë ajo.
Sipas saj, Prishtina nuk ka bërë shumë dhe ka thënë se në Kosovë është gjendje katastrofale e papunësisë, kriminalitetit, korrupsionit..., transmeton Koha.net.
-
Bërnabiq: Besueshmëria e BE-së qëndron në zbatimin e Asociacionit
-
Bërnabiq: Asociacioni, kusht i të gjitha kushteve
-
Bërnabiq: Do të këmbëngulim për Asociacionin, Kurti po e dobëson pozicionin
-
Bërnabiq: Nuk mund të diskutohen propozime të reja pa u themeluar Asociacioni
-
Bërnabiqi kërkon themelimin e Asociacionit, sërish fton Kosovën në “Ballkanin e Hapur”