Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Berisha: Presidenti e kryeministri duhet të deklarohen për Grupin Kumanova, ata dinë shumë

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, ka thënë se presidenti i Kosovës e madje edhe kryeministri, dinë shumë për rastin e Grupit Kumanova.

Sot pas vendimit nga Gjykata Themelore e Shkupit për Grupin Kumanova, të cilët u dënuan me 746 vjet burg, 7 prej tyre me burg të përjetshëm, pati reagime të shumta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Berisha ka thënë se nëse institucionet e Kosovës nuk kanë folur deri më sot, atëherë të flasin tani për rastin e Kumanovës.

Ka thënë se Institucionet e Kosovës, duke përmendur edhe presidentin e kryeministrin, AKI-në e MPM-në kanë mundur ta parandalojnë këtë.

Postimi i Berishës në Facebook:

Nëse deri sot nuk kanë folur institucionet e Kosovës, ata duhet sot me thënë atë çka e dinë për rastin e Kumanovës, dhe jam shumë i bindur se dinë shumë. Nuk duhet lejuar që shtetasit tonë me u bë monedhë kusuritje për llogari të politikave të brendshme kriminale të maqedonasve!

Nuk e kanë parandaluar edhe pse kanë mundur, atëherë duhet t’i tregohet e vërteta opinionit për rastin e Kumanovës!?

Kemi edhe obligim ligjor e kushtetues me u dalë në mbështetje qytetarëve tanë kudo që janë dhe në çfarëdo situate që janë...

Presidenti, kryeministri, AKI dhe MPM duhet deklarohen për rastin e Kumanovës.