Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Berisha, pagesën për kalim të tunelit të Kalimashit e quan “taksë të Edvinit”

Foto: Albinfo

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar ndaj taksës që do të fillojë sot së zbatuari në Rrugën e Kombit.

Berisha këtë pagesë, që fillon nga 5 deri në 10 euro, e quan “taksa ‘Evdin’”, dhe thotë se kryeministri Edi Rama është turpi i kombit.

“Duke filluar nga sot, çdo automjet që do kalojë në rrugën e Kombit do paguajë taksen “Edvin”; 5 deri në 10 euro! Shqipëria nga Rruga e Kombit siguron mbi 300 milionë euro të ardhura në vit. Në vend që një përqindje e tyre të përdoren për mirëmbajtjen e saj, Edvin Kristaq Rama takson shqiptarët pse udhëtojnë tek njeri-tjetri! Turpi i Kombit”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Ndryshe, Kosova vazhdon të mbajë vendin e parë për hyrjet në Shqipëri.

Numri i personave që kanë hyrë në Shqipëri gjatë janarit dhe shkurtit të këtij viti është 140.687, me një rritje prej 16.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit kaluar.

Megjithëse Kosova mban pozitën e liderit për hyrjet në Shqipëri prej 19 vjetësh, shtetasit e saj, por edhe banorë të Kukësit me rrethinë, si përdoruesit kryesorë të Rrugës së Kombit, tashmë do të kenë një “postbllok” në afërsi të tunelit të Kalimashit dhe “për të çarë” atë duhet paguar një tarifë duke filluar me 5 euro (10 euro vajtje-ardhje), raporton Koha.net.

Edhe Basha për pagesën në “Rrugën e Kombit”: Akt primitiv i urrejtjes nga banda në pushtet Arbëri Basha për pagesën në “Rrugën e Kombit”: Akt primitiv i urrejtjes nga banda në pushtet

Kjo tarifë nisë qysh nga mesdita e sotme ku çdo veturë që do të kalojë në tunelin e Kalimashit, pjesë e Rrugës së Kombit, do të paguajë 5 euro.

Kjo pagesë do të nisë nga ora 12:00 e mesditës së sotme, e diel, dhe do të kryhet në hyrje të tunelit.