Arbëri

Berisha: Haradinaj tregoi konsistencë, duhet ta ketë edhe një mandat të ri

Foto: Ilustrim

Anton Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se Ramush Haradinaj në pikat thelbësore të shtetit ka treguar konsistencë prandaj tash i duhet një mandat i ri për të vazhduar.

“Tash duhet mbyllur temat e mëdha që e kanë penguar Kosovën për të arritur në një situatë ku merremi me tema specifike, sektoriale e të ngjashme”, ka thënë ai në televizionin publik.

Berisha ka thënë se AAK-ja do të kërkojë nga qytetarët se a e përkrahin këtë subjekt për qëndrimet e saj në raport me dialogun me Serbinë, ruajtjen e territorit, taksën etj. “Kosova, falë kryeministrit Haradinaj, është kthyer si subjekt në dialogun e Brukselit”, ka thënë ai.

Berisha është shprehur se AAK koalicionet i ka në kuptim të temave dhe jo në kuptim të subjekteve politike.