Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Berati, vendi perfekt për zhvillimin e turizmit dhe agroturizmit

Gjatë vizitës së tij dy ditore në qytetin e Beratit, kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama e ka cilësuar këtë qytet si potencial për zhvillimin ekonomik të vendit, pasi është mjaft i përshtatshëm për zhvillimin e turizmit dhe agroturizmit.

Duke prezantuar portofolin e projekteve për qarkun dhe sfidat e zhvillimit ekonomik dhe social të zonës së Beratit, kreu i qeverisë Edi Rama, u shpreh se gjatë vitit 2017 qyteti i Beratit ka prekur një shifër rekord turistësh, fal edhe programit të “Rilindjes Urbane”, i cili sipas tij nuk është një program fasadash por një program i zhvillimit ekonomik.

“Në vitin 2017 u shënua një shifër rekord turistësh për Beratin, një shifër që vetëm do të shkojë në rritje si një provë kuptimplotë e vërtetës së thjeshtë që programi ynë i rilindjes urbane këtu në Berat ka pasur një gravitet të rëndësishëm. Nuk është një program zbukurimesh, nuk është një program fasadash, por një program i zhvillimit ekonomik, është një program që i hap rrugë zhvillimit të industrisë më të rëndësishme për të nesërmen e vendit tonë që është turizmi. Një program që stimulon adresimin e potencialit më të madh që ka qarku i Beratit që është turizmi”.

Kryeministri Rama, gjatë fjalës së tij u bëri thirrje të gjithë biznesmenëve që të investojnë në Agroturizëm, pasi ka rezultuar e suksesshme në rajon, duke premtuar se ata të cilët do të investojnë do të kenë edhe lehtësira nga taksat.

“Në Berat shikojmë potencial në zhvillimin e Agroturizmit. Në javët në vijim ne do të lançojmë edhe incentivat pra lehtësimet nga taksat për të gjithë ata që do të investojnë në Agroturizëm. Ata të cilët do të investojnë në Agroturizëm do të marrin edhe lehtësimet e tyre nga taksat. Ne jemi duke përfunduar këtë projekt, në pak javë do ta bëjmë shumë të qartë, dhe thirrja ime për sipërmarrësit që kanë para mënjanë, dhe që tradicionalisht i kanë investuar në pallate ose në blerje apartamentesh është që të shikojnë agroturizmin, të shikojnë këtë rrugë të re të stërprovuar dhe provuar në vendet fqinje si Italia dhe Greqia, se është një industri suksesi.

Edhe Berati pret të ketë më shumë se 100 mijë turistë këtë vit Kulturë Berati pret të ketë më shumë se 100 mijë turistë këtë vit

Rama: Berati ka përfituar 235 projekte në periudhën që ne po qeverisim

Investimet konkrete në qarkun e Beratit, ishte një nga çështjet që kryeministri ndau me të pranishmit, duke theksuar se qeveria shqiptare ka financuar 104 projekte në infrastrukturën rrugore për këtë qark.

“Berati ka përfituar 235 projekte në këtë periudhë që ne po qeverisim dhe peshën më të madhe të financimit të brendshëm nga qeveria e zë infrastruktura rrugore ku janë financuar 104 projekte.

Tek rruga e re që është në ndërtim e sipër dhe në disa pjesë të saj ka përfunduar duke lidhur, Cërrikun, Belshin,Urën Vajgurore dhe Kuçovën , ku janë 35 km rrugë e cila do të reduktojë ndjeshëm rrugën e Beratit me Tiranën, duke e bërë shumë më shpejtë nëpërmjët Elbasanit, duke kaluar tek një sërë rrugësh të tjera më pak të dukshme për na madhësia por shumë të rëndësishme për komunitetin”.

Rama: Në bashkëpunim me qeverinë zvicerane do të ndërtojmë landfillin e ri

Banorët e Beratit do të kenë edhe një landfill të ri i cili do të ndërtohet më fonde të qeverisë zvicerane dhe asaj Shqiptare.

Kryeministri Rama komentoi edhe një foto e cila tregonte hedhjen e plehrave pa kriter duke u shprehur se ata të cilët lanë plagë të hapura për shumë vite fluturojnë mbi gjithë këto plagë tamam si zogjtë e korbit.

“Është shumë interesant fakti se ata të cilët i lanë plehrat rrugëve për shumë e shumë vite ata që lanë guroret pa kontroll për shumë e shumë vite ata që lanë shumë plagë të hapura për shumë e shumë vite, ata që i lanë shumë plagë të hapen për shumë e shumë vite duke shkuar deri te plaga e madhe e familjeve që jetojnë me ndihme ekonomike sot janë ata që fluturojnë mbi gjithë këto plagë tamam si zogjtë e korbit, për të tronditur miletin, ndërkohë që njerëzit nuk janë aspak budallenj dhe kush i merr për budallenj gjithmonë paguan në fund.

Njerëzit e dinë që këto janë situata të trashëguara që ne po i adresojmë.

Në bashkëpunim me qeverinë zvicerane do të adresojmë edhe problemin e plehrave.

Ai mal me plehra që është njëzet e kusur vjeçare dhe në vend të tij do të krijohet një zonë ku mbetjet do të trajtohen sipas standardeve”.

Rama premtoi se brenda këtij mandati do të ndërtoi dhe spitalin e Beratit.

Rama shtoi se është nënshkruar një kontratë me kompaninë shall në zonën e Shpiragut me kompaninë SHELL, ku eksplorimet do të shtrihen edhe në bllokun 4 dhe nëse rezultatet do të jenë kuptimplota, pasi është zbuluar naftë e cilësisë e lartë, Shqipëria do të pozicionohej në një tjetër nivel në vendet që kanë burime gaz dhe naftë mbajtëse.

Investime për përmirësimin me energji elektrike në Berat

Gjiknuri tha se të gjitha këto xhevahire që i ka dhënë natyra dhe historia Beratit duan të dalin në pah përmes zhvillimit të infrastrukturës.

Edhe Rama: Evropa ta mbajë fjalën, Shqipëria në BE më 2030 Arbëri Rama: Evropa ta mbajë fjalën, Shqipëria në BE më 2030

Ministri Gjiknuri bëri të ditur se në qarkun e Beratit janë investuar një sërë projektesh në sektorin energjitik që do të përmirësojnë ndjeshëm furnizimin me energji elektrike.

“Në nënstacionin e Çorovodoës përtej nënstacionit të OSHE-së, në këtë rajon është investuar edhe 360 milionë lekë për të përmirësuar cilësinë e furnizimit me energji elektrike në Berat dhe Kuçovë”.

Ministri Gjiknuri garantoi se në tre vitet e ardhshme do të investohet për linjën e tensionit të ulët në Kuçovë, linjën e tensionit të mesëm e të ulët në Berat, si dhe ndërtimin e dy fiderave 20 kilovolt.

Edhe OSHE, tha ai, ka planifikuar një investim prej 300 milionë lekësh që fillon në mesin e këtij vitit dhe përfundon në 2019 duke rritur cilësinë e furnizimit për Kuçovën.

Zvicra 6 milionë euro për Shqipërinë në 6 vitet e fundit

Zëvendës shefi i Misionit të Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, Philipp Keller, në fjalën e tij theksoi se “Zvicra po e mbështet Shqipërinë dhe veçanërisht Beratin për zhvillimin e turizmit. Ne kemi alokuar rreth 6 milionë euro në Shqipëri për 6 vitet e fundit”.

“Zvicra po e mbështet shumë rajonin e Beratit sepse mendon se është një potencial shumë i madh për turizmin dhe zhvillimin ekonomik. Berati është kthyer në një nga qendrat ku kemi përqendruar shumicën e investimeve tona. Berati është një nga qytetet shumë të bukura me një potencial shumë të madh për zhvillim, jo vetëm për qytetin, por edhe zonat për qark dhe për natyrën që ka”, tha Keller.

Keller u shpreh se “Zvicra po mbështet edhe zhvillimin e qëndrueshëm në rajonin e Beratit, pasi synojmë që të ketë bashki më të pastra. Natyrisht kjo është në përputhje me përmirësimin dhe me përdorimin e potencialeve të turizmit, sepse nëse do të kemi një qytet të pastër , atëherë do të kemi një potencial turistik”.

“Prandaj për këtë arsye Zvicra po alokon 2.2 milionë euro për përgatitjen e këtij projekti dhe faza e dytë do të parashikohet pas vitit 2020, me investime nga 8-10 milionë euro në bashkëpunimin me grantin zviceran dhe kredinë KFW”, tha ai.

Duke folur për projektin TAP, Keller tha se “TAP po kalon në Berat , por gjithashtu kemi edhe një kompani private zvicerane, nuk është vetëm qeveria zvicerane që po e bëhet në këtë rajon por edhe TAP, i cili ka një efekt shumë të madh në ekonominë shqiptare, por po investon shumë edhe në përgjegjësinë sociale.

Beci: Berati transformohet në destinacion dinjitoz në hartën ndërkombëtare të turizmit

Projekti për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turistik për periudhën 2017-2022 për katër qarqe, Berat, Përmet, Gjirokastër dhe Sarandë parashikon një paketë investimi prej 63.8 milionë eurosh dhe synon krijimin e një korridori turistik që do të shumëfishojë qarkullimin e turistëve në të gjithë jugun dhe Beratin në veçanti.

Në kuadër të këtij programi, tha kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci, përmes një fondi prej 13. 8 milionë eurosh, Berati do të transformohet në destinacion dinjitoz në hartën ndërkombëtare të turizmit.

Nëpërmjet këtij investimi FSHZH që është edhe zbatues i projektit ndër të tjera synohet rritja e aksesueshmërisë këmbësore dhe automobilistike në Kalanë e Beratit. Po ashtu në projektin e zhvillimit parashikohet edhe krijimi i një sistemit të integruar gjelbërimi, konkretisht rigjenerimin e brigjeve të lumit Osum.

Ndërsa ministri i Bujqësisë dhe zhvillimit Rural, Blendi Klosi, u shpreh se Agroturizmi dhe programi i 100 fshatrave, do të japi mundësi që 5 fshatrat e para të jenë në formën e një magneti, përsa i përket prodhimeve tradicionale te zonës.

Edhe Rama nxit emigrantët të kthehen: Gjermania është bërë e vështirë për gjermanët, jo më për ne Arbëri Rama nxit emigrantët të kthehen: Gjermania është bërë e vështirë për gjermanët, jo më për ne

Sipas Operacioni ynë “Green Green 2020”, ka dhënë efektet e para, Mali i Tomorit ka gjetur qetësin pas një sërë copëtimesh qe i janë bere këtij mali duke u shprehur se janë pezulluar 20 gurore te cilat operonin ne zonën e mbrojtur te parkut te Tomorit, ku nuk do te këtë tolerance ndaj abuzuesve.

Sipas ministres së Kulturës dhe Rinisë, Mirela Kumbaro, qyteti i Beratit është një nga qytetet me te rëndësishëm përderisa u zgjodhe si streha e piktoreve, artisteve dhe mjeshtrave, ku fal tyre UNESCO e përfshiu ne qytetet e trashgimnisë botërore ne vitin 2008. Ministria e Kulturës ka restauruar mbi 100 monumente kulturore ne qytet, në bashkëpunim me bashkinë dhe me fondin Shqiptar të Zhvillimit, duke shpëtuar nga rrënimi një sërë kishash dhe xhaminë e qytetin. Gjithashtu ka nisur digjitalizimi i koleksioneve në hapësirën e muzeut për të ndërtuar një muze virtual si dhe do të restaurohen Në bashkëpunim me bashkinë dy kullat e kalasë./ATSH