Ka përfunduar shtrimi me asfalt i segmenteve Dragot – Kozarë – Kuçovë – Ura Vajgurore dhe Cërrik – Belsh – Grekan.
Këto segmente janë pjesë e rrugës Cërrik – Belsh – Kuçovë – Ura Vajgurore, 37 km që lidh qarqet e Elbasanit dhe Beratit dhe shkurton në 2 orë distancën me Tiranën.
Ndërkohë që janë rreth 200 mijë banorë që përfitojnë drejtpërdrejt nga investimi, që krijon mundësi të reja për zhvillimin ekonomik dhe social të të gjithë zonës.
Brenda javëve të ardhshme do të fillojë puna për vendosjen e sinjalistikës vertikale dhe horizontale.
Rruga është një investim i Qeverisë shqiptare që zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të programit “Rehabilitimi i Segmenteve Rrugore Prioritare”.
{gallery}
-
Brenda 54 ditësh asfaltohet njëra nga urat në Ibër
-
Fillon të shtrohet asfalti në urën e re mbi lumin Ibër
-
Nisin punimet në rrugën Arllat–Malishevë, projekti kap vlerën e 1.85 milionë eurove
-
Projektet hekurudhore në Ballkan po vonohen, Linja 10 e Kosovës edhe më keq se kur nisi projekti
-
Më 5, 6 dhe 7 qershor mbyllen përkohësisht disa segmente të autostradave