Me qëllim të uljes së tarifave të roamingut të telefonisë mobile në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor, ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj ka qëndruar sot në Shkup.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Beqaj në takimin zyrtar me ministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për Shoqëri të Informacionit dhe Administratë, Damjan Mancevski, ka diskutuar rreth tarifave të roamingut, por edhe për çështje të tjera që lidhen me Agjendën Digjitale të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor.
“Ky takim vjen pas takimit me Komisioneren Gabriel, ku u zotuam për një qasje të përbashkët rajonale mes Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për digjitalizim”, deklaroi Beqaj, transmeton Koha.net.
Ndër të tjera në këtë takim dypalësh u bisedua për Qasjen Rajonale, qytetet e mençura, të dhënat e hapura, sigurinë kibernetike, fuqizimin e grave si dhe për konferencat e samitet që do të organizohen në nivel rajonal.
“Kujtojmë se, në muajin prill të këtij viti, do të mbahet Samiti Digjital i radhës, ku pritet ta përmbushim një nga detyrat që dalin nga Agjenda Digjitale e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, e mbështetur nga Komisionerja Mariya Gabriel, nënshkrimi i marrëveshjes për uljen e tarifave të roamingut”, ka shtuar Beqaj.
-
Digjitalizimi bashkon në Prishtinë krerët e inovacionit të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë
-
Kosova së shpejti mund të nisë negociatat me BE-në për heqjen e roamingut
-
Kosova së shpejti mund të nisë negociatat me BE-në për heqjen e roamingut
-
Kosovarët do të mund t'i përdorin telefonat, pa shpenzime romingu, edhe në BE
-
Hiqet Roamingu për qytetarët e Ballkanit Perëndimor