Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Beqa i quan majmunë deputetët e VV-së

Deputeti i PAN-it, Hajdar Beqa në debatin përball Ismajl Kurteshit të VV-së në “Interaktiv” të KTV-së, gjashtë seancat konstitutive të Kuvendit të Kosovës i ka quajtur cirk të Vetëvendosjes, derisa e ka quajtur majmunë disa anëtarë të kësaj partie që tashmë janë deputetë.

Beqaj që muaj më parë e fyeu Mimoza Kusari-Lilën duke e quajtur si “prostitutë politike”, duke iu drejtuar Kurteshit, ka thënë se disa protestues që kanë shkatërruar vetura sot janë deputetë të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Keni njerëz që kanë hipur mbi vetura si majmuna, sot i keni deputetë. Seancat e deritashme janë vetëm cirk i Vetëvendosjes.”, ka thënë Beqa.

Beqa ka thënë se PAN-i i ka të deklaruara 61 vota, por nuk ka treguar saktësisht për numrat.

“Nuk dua të flas me emra, por brenda afateve do të zgjedhim brenda afateve. Vetëvendosja e ka dëmtuar vendin. Për tre vjet rresht i keni dhënë imazh të keq Kosovës”, ka thënë Beqa derisa i është përgjigjur Kurteshit nëse i kanë numrat.