Shefi i diplomacisë gjermane Sigmar Gabriel të njëjtën ditë e ka vizituar Beogradin e Prishtinën dhe në të dy këto kryeqytete vendesh me marrëdhënie të parregulluara ka kërkuar normalizimin e tyre, transmeton Koha.net.
Mediet serbe, ndërkaq, shkruajnë sot se Gabriel ndryshe ka folur në Beograd e ndryshe ka folur në Prishtinë.
Sipas tanjugut, Gabriel, gjatë konferencës me kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se Gjermania, sikur dhe BE–ja, dëshiron, “të shkarkohet situata ndërmjet Beogradit e Prishtinës, Serbisë e Kosovës".
Pak më vonë por në të njëjtën ditë, Gabriel ka qenë shumë më konkret: “Nëse Serbia dëshiron përparim drejt BE-së, kushti primar është përparimi i sundimit të ligjit, por natyrisht se është e rëndësishme edhe njohja e pavarësisë së Kosovës”.
Ai po ashtu ka theksuar se këtë ua ka thënë më herët edhe zyrtarëve të Serbisë në Beograd.
-
Gabriel: Serbia duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës nëse do integrim në BE
-
A i tha Gjermania Serbisë ta njohë Kosovën
-
Porosia gjermane për Kosovën vjen përmes kryediplomatit Sigmar Gabriel
-
Gabriel: Bisedimet BE – Serbi, paralelisht me ato Beograd – Prishtinë
-
Gabriel viziton Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë