Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq dhe kryetari i Këshillit të Qendrës europiane për paqe e zhvillim e ish – drejtori i përgjithshëm shumëvjeçar i UNESCO-s Federico Major kanë biseduar për, siç njoftojnë medie serbe, multilaterizmin demokratik dhe lëvizjet botërore bashkëkohore.
Daçiq ka falënderuar shkencëtarin e diplomatin spanjoll për “kundërshtimin dinjitoz të iniciativës për anëtarësim të Kosovës në UNESCO dhe për qëndrimet e tij shprehur kundër saj”, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFederici Major ka qëndruar në Beograd për të marrë pjesë në konferencën "Paqja dhe multilaterizmi demokratik”.