Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Beogradi alarmon EULEX-in për “dhunën” e shqiptarëve mbi serbët në Kosovë

Mediet e Beogradit raportojnë për një takim urgjent të zyrtarit të saj me përfaqësuesit e EULEX-it për, siç thuhet, kërcënimet e hapura me dhunë që vijnë nga qarqe ekstreme politike e fetare në Kosovës, transmeton Koha.net.

Mediet serbe citojnë komunikatën sipas të cilës “Drejtori i Zyrës për Kosovën (në Qeverinë e Serbisë), Marko Gjuriq, ka mbajtur sot në Beograd një takim urgjent me përfaqësuesit e lartë të EULEX-it pas sulmeve gjithnjë e më të shpeshta mbi serbët dhe të kërcënimeve të hapëta me dhunë që vijnë nga qarqe ekstreme politike e fetare në Krahinë”, siç e quan Beogradi Republikën e Kosovës .

Gjuriq, theksojnë njoftimet, ka kërkuar ndërmarrjen e masave të vendosura konkrete me të cilat do të pengohej rrezikimi i sigurisë së njerëzve dhe të pronës dhe do të pengohej përkeqësimi i rrethanave të sigurisë në Kosovës (e Metohi, siç vazhdon Beogradi ta quajnë Kosovën).

Seria e fundit e sulmeve mbi qytetarët e komunitetit serb në Kosovë, sipas Gjuriqit, ka shkaktuar shqetësime e pasiguri të madhe të popullit serb në Krahinë, vazhdon raportimi i medieve serbe, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se është e domosdoshme të bëhen përpjekje serioze në terren që të pengohen inspiratorët dhe organizatorët e këtyre sulmeve për të shkatërruar seriozisht dhe përgjithmonë situatën e sigurisë në Kosovë dhe që të rrezikojnë gjithë atë që është arritur deri tash në procesin e normalizimit të raporteve midis Beogradit e Prishtinës.

Edhe Gjuriq pretendon se serbët në Kosovë përballen me margjinalizim Arbëri Gjuriq pretendon se serbët në Kosovë përballen me margjinalizim

Gjuriq, sipas raportimeve, sot ka biseduar me telefon edhe me drejtoreshën e Departamentit për Europën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin Europian për Politikë të Jashtme, Angelina Eichhorst mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe perspektivën e dialogut midis Beogradit e Prishtinës.

Ai ka theksuar rëndësinë vendimtare të zbatimit të Marrëveshjes për themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe (AKS-së) për vazhdimin e procesit të dialogut dhe normalizimin e marrëdhënieve, citojnë mediet e Beogradit komunikatën e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, transmeton Koha.net.