Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Belegu: Për reduktimet e rrymës është njoftuar policia, KEDS-in e pret dënim i rëndë

Erolld Belegu, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka folur për reduktimet e ashpra të rrymës nga KEDS-i, duke thënë se kompaninë e pret dënim i rëndë nëse të shtunën do të ketë reduktime.

Belegu ka thënë se ZRRE-ja ia ka tërhequr vërejtjen KEDS-it që është e obliguar të furnizojë me rrymë ndërsa reduktimet këshilltari i Haradinajt i ka quajtur sabotazh për gjërat që po ndodhin në Kosovë.

“Tash e tutje nuk do të ketë reduktime. Kemi biseduar me ministrin Valdrin Lluka dhe ZRRE-ja ua ka tërhequr vërejtjen KEDS-it dhe do ta dënojë nëse nesër nuk do të ketë rrymë. Janë të obliguar që të furnizojnë me rrymë dhe çdo jofurnizim. Është lloj sabotazhi që lidhet me çdo gjë që po ndodh. Është rryma më e shtrenjtë në tregun e rrymës, mund të jetë edhe kjo arsyeja, për këtë shkak e kemi informuar prokurorinë dhe policinë”, ka thënë Belegu.

Belegu thotë se bilboardat nuk i bëjnë mirë Haradinajt

Këshilltari Belegu ka folur edhe për bilboardet e shfaqura nëpër kryeqytet me fytyrën e kryeministrit Haradinaj dhe mbishkrimin “Sot jam 100 për qind shtet. Faleminderit kryeministër”.

Edhe Kërcënimet e Qeverisë nuk frikësojnë KEDS-in, edhe sot pati ndërprerje të rrymës Arbëri Kërcënimet e Qeverisë nuk frikësojnë KEDS-in, edhe sot pati ndërprerje të rrymës

Belegu ka thënë se vendimi për taksën 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnjës ka qenë reklamë e mjaftueshme për Haradinajn dhe se bilboardi ka qenë i gabuar.

“Unë kam rezerva [për reklamën], nuk e di kush e ka bërë dhe mendoj se është gabim. Haradinaj i ka bërë vetes marketing mjaft [me vendimin për taksën]. Nuk e di nëse i ka bërë AAK-ja. Kryeministri ka shumë punë sa nuk e di nëse i ka parë”, ka thënë Belegu.

Belegu: Masa ndaj Serbisë ka ngritur interesimin e BE-së për Kosovën

Belegu ka përsëritur qëndrimet e shefit të tij në ekzekutiv, Ramush Haradinaj, se masa e taksës ndaj Serbisë nuk do të hiqet deri në njohjen e Kosovës.

“Nëse asgjë tjetër, kjo e ka ngritur interesimin e Bashkimit Evropian për Kosovën dhe do të ketë përpjekje serioze për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, ka thënë Belegu.

Ai ka thënë se Serbia nuk po zbaton marrëveshjet e arritura me Kosovën, të cilat janë nënshkruar në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ka thënë se vetëm në energji Kosova ka humbje milionëshe nga moszbatimi i Marrëveshjes së vitit 2013 me Serbinë.

Edhe E shtuna me asnjë reduktim të energjisë elektrike, thotë KEDS-i Arbëri E shtuna me asnjë reduktim të energjisë elektrike, thotë KEDS-i

Dështuam, por kemi punuar shumë për INTERPOL

“Si patëm numrat”, ka qenë përgjigja e parë e Erolld Belegut, kur është pyetur se pse dështoi Kosova që të anëtarësohet në INTERPOL.

E ka pranuar se është një dështim, por ka thënë se është punuar shumë për të ndodhur e kundërta.

“Është dështim, nuk mundet askush të thotë që kjo nuk është dështim”, ka thënë Belegu, teksa ka shtuar se është ditur që do të jetë e vështirë kur është parë gjithë ai numër i shteteve pjesëmarrësve në votim.

Në Interaktiv të KTV-së, ai ka thënë se Kosova nuk ka qenë vetë në këtë luftë, megjithëse ka thënë se natyrisht që barra kryesore bie mbi Kosovën.

“Kemi vepruar si na kanë këshilluar miqtë. Mund të them është punuar jashtëzakonisht shumë, dhe në fund ka qenë ky votim çfarë ka qenë”, ka thënë ai.

Edhe Këshilltari i kryeministrit premton: Prej sot as rryma më nuk ndalet Arbëri Këshilltari i kryeministrit premton: Prej sot as rryma më nuk ndalet

Ka komentuar edhe ndarjen e 1.2 milion eurove nga Qeveria e Kosovës për lobim për INTERPOL.

“Do të bëhet një raport për ato shpenzime. Ato që duhet të mbesin konfidenciale do të mbesin. Por jam i bindur se askush nuk i ka marrë ato para për t’i futur në xhep. Udhëtimi e lotimi kanë kosto”, ka thënë ai.