Pronari i televizionit “Spektri” nga Bujanovci, Nexhat Behluli, i ka thënë agjencisë së lajmeve FoNet se deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për bashkimin eventual të Shqipërisë dhe Kosovës janë dhënë sipas sistemit “u dridh mali, polli miu”.
Ai konsideron se edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Jonuz Musliu, të cilin e quan “autostoper”, po përpiqet “të bashkëngjitet në këtë turmë”, përcjell Koha Ditore.
“Bëhet fjalë për deklaratat e fabrikuara të planifikuara në një linjë prodhuese, të cilat madje duken sikur të ishin porositur nga Serbia”, tha Behluli.
Sipas tij, “nuk ka skenë më të mirë të përgatitur për Aleksandar Vuçiqin dhe pushtetin në Serbi se sa kjo situatë kur duhet të mbrohet nga krijimi i Shqipërisë së madhe”.
“Po pyes, si është e mundur që përnjëherë tani Serbia dhe Shqipëria u bënë armiq”, tha Behluli, duke përkujtuar se Rama dhe Vuçiqi gjatë viteve 2015 dhe 2016 janë takuar së paku pesë herë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Beshlin: Doktrina e Vuçiqit bazohet në sovranitetin e kufizuar të shteteve fqinje
-
Beshlin: Anëtarësimi i Malit të Zi në BE po e nervozon regjimin e Vuçiqit
-
Rama për Kurtin: Qëllimet i kemi të përbashkëta, metodat të ndryshme
- Ku puqen e ku jo analogjitë Shqipëri-Serbi?
-
Rama paralajmëron padi ndaj Mihalit: Po ecim drejt autokracisë