Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Begaj nga Brdo-Brioni: Mbështetje të plotë për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti Bajram Begaj, ka thënë se Shqipëria e përkrah plotësisht dialogun Kosovë – Serbi. Ai, nga Sllovenia ku po mbahet samiti i Procesit të Brdo-Brionit, ka thënë se përfundimi i këtij procesi është e vetmja mënyrë për zgjidhje të qëndrueshme që i shërben paqes, sigurisë dhe progresit në rajon.

Ai ka thënë se me këtë rast përshpejtohet edhe afrimi me Bashkimin Evropian, që po shihet i domosdoshëm.

“Shumë e rëndësishme të diskutonim hapur për nxitjen e bashkëpunimit rajonal si dhe dërgimin e mesazhit të përbashkët se procesi i zgjerimit është tashmë një çështje gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Një rrugë e përshpejtuar e afrimit me BE-në është e domosdoshme tashmë. Mbështetje të plotë dialogut Kosovë-Serbi, si e vetmja mënyrë për zgjidhje të qëndrueshme dhe që i shërben paqes, sigurisë dhe progresit në rajon”, ka thënë ai në platformën më e lartë politike në Ballkanin Perëndimor.