Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bedri Zyberaj, dje është ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim.
Ai do të intervistohet më 22 janar të vitit 2020.
Lajmin e ka bërë të ditur në facebook djali i tij Jetlir Zyberaj, këshilltar në MPJ.
“Për shkak të angazhimit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, babai im, prof. Bedri Zyberaj, dje, është ftuar që, të paraqitet në Hagë, me dt. 22 janar 2020, për t'u intervistuar nga prokurori i dhomave speciale”, ka shkruar Zyberaj.
Nuk është bërë e ditur se në çfarë cilësie është ftuar Zyberaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Krasniqi: Ka shqetësime serioze, pasi Specialja i pranoi provat e dërguara nga Serbia
-
Mblidhet LDK-ja, Manaj thotë se ka urgjencë për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm
-
Bajraktari: Gjykimi i katërshes së UÇK-së duhet ta përmbyllë mandatin e Speciales
-
Specialja cakton datën e shpalljes së vendimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Selimi thotë se u bë pjesë e BIA-s duke iu bindur udhëzimeve të AKI-së