Bordi i Drejtorëve i Telekomit të Kosovës, në mbledhjen e fundit, unanimisht ka vendosur që për pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Telekomit të Kosovës të zgjidhet, Bedri Istrefi.
Sipas një komunikate të Telekomit, kjo përzgjedhje është bërë pas një procesi shumë transparent, të udhëhequr nga komisioni i caktuar nga bordi i drejtorëve të Telekomit të Kosovës dhe në përputhje të plotë me ligjin për ndërmarrjet publike, transmeton kp.
“Fillimisht, ky komision ka përzgjedhur kandidatët në listën e ngushtë dhe pas intervistimit të tyre ka ardhur në përfundim se kandidati që mori më së shumti pikë nga paneli intervistues për pozitën e kryeshefit ekzekutiv është Bedri Istrefi”, thuhet në komunikatën e Telekomit.
-
Bedri Istrefi, ushtrues detyre i kryeshefit të Telekomit
-
Sonte në Interaktiv, kryeshefi i shkarkuar i Telekomit, Bedri Istrefi
-
Sigurimi i Telekomit detyrohet të përdorë armët për ta larguar nga zyra ish-anëtarin e Bordit
-
Telekomi shpall konkursin për Kryeshef Ekzekutiv
-
Burbuqe Hana zgjidhet kryeshefe e Telekomit