BE u bën thirrje autoriteteve në Kosovë që t’u krijojë kushte atyre që duan të marrin pjesë në tubimet parazgjedhore (të Serbisë) në pjesën veriore të Kosovës, deklaroi zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç, transmeton Koha.net.
Me kujdes po ndjek situatën në veri të Kosovës në lidhje me vizitat e politikanëve serbë në prag të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen të dielën në Serbi, thekson Kocijançiç në komunikatë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mbështesim vizitat e tilla të planifikuara sipas marrëveshjeve të harmonizuara gjatë dialogut të ndërmjetësuar nga Be”, ka shtuar ajo. BE konstaton me dëshpërim se disa nga vizitat e planifikuara kohë më parë sipas atyre marrëveshjeve nuk kanë mundur të realizohen.
“Kemi marrë raporte për bllokim rrugësh me qëllim të pengimit të njerëzve që sot të marrin pjesë në tubimet e organizuara në veri të Kosovës. BE u bën thirrje autoriteteve në Kosovë t’u sigurojë kushte atyre njerëzve që duan të marrin pjesë në ato tubime dhe që këtë mund ta bëjnë”, thuhet në vazhdim.
OSBE duhet të ndihmojë në grumbullimin e votave në Kosovë për zgjedhjet presidenciale (të Serbisë – sqarim yni) në bazë të praktikës së vendosur gjatë zgjedhjeve të kaluara, në përputhje me marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut, ka thënë Maja Kocijançiç.