Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

BE ka investuar rreth 40 milionë euro në projekte mjedisore në Kosovë

Në kuadër të projektit GREEN FEST 7, organizata 7Arte dhe LITWOM, organizoi diskutimin e parë, në temën “Ndërgjegjësimi mjedisor- me fokus të veçantë në atë se si shoqëria mund të ndërmarrë hapa të vegjël që do të sillnin ndryshime të mëdha.

Shefja e Zyrës së BE/përfaqësuesja speciale e BE-së në Kosovë Znj.Nataliya Apostolova theksoi se “mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik shkojnë së bashku dhe se mjedisi tejkalon etnicitetin. Znj.Apostolova rikujtoi se BE deri më tani ka investuar rreth 40 milionë euro në projekte mjedisore në Kosovë. Ne jemi të lumtur që vazhdojmë të ndihmojmë iniciativat e gjelbra në tërë Kosovën”

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ne mesin e panelistëve të këtij salloni te diskutimit ishin edhe sekretarti i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Planifikimit Hapësinor, Arben Ҫitaku, znj. Adriana Hoxhiq nga Zyra e Administratës Veriore në Mitrovicë, si dhe zyrtar lokal e përfaqësues nga shoqëria civile.

Pas diskutimeve të panelistëve dhe pyetjeve që shtruan qytetarët, u propozua që të ketë koordinim sa më të madh në mes të institucioneve lokale e qendrore me organizatat e shoqërisë civile për të arritur deri tek një nivel më i lartë ndërgjegjësimi dhe përmirësimi i gjendjes mjedisore në vend.

Sallonet e diskutimit mbi zhvillimin e qëndrueshëm janë mbështetur nga: Programi YES i GIZ, si dhe Zyra e BE-së në Kosovë.