Bashkimi Evropian nuk do të ndjekë rrugën e SHBA-së për të sanksionuar të gjithë ata që minojnë paqen në Ballkanin Perëndimor dhe që prekin interesat e SHBA-së.
Presidenti i SHBA-së, nxori Urdhër Ekzekutiv të martën, për të bllokuar pronat e të gjithë atyre që vlerësohen pengesa për paqen në Ballkanin Perëndimor, e që në të njëjtën kohë prekin interesat e SHBA-së. Kjo i shtohet masës së mëparshme për të ndaluar hyrjen në SHBA të personave që ky vend i konsideron “të rrezikshëm” ose “të korruptuar”.
Por një linjë e tillë nuk do të ndiqet nga BE-ja.
“Angazhimi ynë në rajon është i fuqishëm. Biseda për sanksione potenciale nuk është në rend të ditës. Secili vendim për këtë duhet të merret njëzëri nga të gjithë anëtarët e bllokut. Aktualisht kjo nuk po diskutohet kur është në pyetje me partnerët në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një konferencë për shtyp.
Urdhri i Bidenit përfshinë shtetet e dala nga Ish-Jugosllavia dhe Shqipërinë.
-
Bideni zgjeron listën e sanksioneve për destabilizuesit e Ballkanit Perëndimor
-
Urdhri Ekzekutiv i Bidenit, mesazh i fuqishëm për Kosovën dhe rajonin
-
Urdhri i ri i Bidenit shënjestron personat që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor
-
Ballkani vazhdon të paraqesë “kërcënim të jashtëzakonshëm” për SHBA-në
-
Zgjerohet fusha e sanksioneve ndaj atyre që cenojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor