Bashkimi Evropian proklamon zgjidhje, e cila nuk bazohet në idenë e krijimit të shteteve etnikisht të pastra. Kështu kanë deklaruar në Zyrën e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila është lehtësuese në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas tyre, marrëveshja e detyrueshme ligjore për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve duhet të garantojë zgjidhje të qëndrueshme dhe të jetë në pajtim me ligjet ndërkombëtare.
Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, ka thënë për gazetën se janë të fokusuar në gjetjen e një zgjidhjeje, për të cilën pajtohen të dyja palët. Kur është pyetur për idenë e korrigjimit të kufijve, të cilën po e shtyn presidenti Thaçi, Kocijançiq i është referuar deklaratës së para disa javëve të Mogherinit, në takimin joformal me ministrat e Jashtëm të Ballkanit...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Pahor me Mogherinin thonë se zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të jetë në baza etnike
- Paradoksalisht dialogu mund të pengojë në vend që të ndihmojë integrimin në BE
-
Mogherini flet pas takimit me ekipin negociator
-
BE-ja nuk komenton deklaratën e Haradinajt për Mogherinin
-
BE-ja mbështet ndryshimin e kufijve si zgjidhje, por jo ndarje në vija etnike