Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që t’i përmbahen “rreptësisht” procedurave ligjore në shpronësimin e pronës, që të sigurojnë proces të rregull dhe të respektohen të drejtat pronësore të atyre që preken nga vendimi për shpronësim.
Reagimi i BE-së ka ardhur pas vendimit të Qeverisë për shpronësimin e disa tokave në komunën e Leposaviqit dhe atë të Zubin-Potokut.
BE-ja ka udhëzuar Qeverinë, përmes një deklarate, duke theksuar se për shkak që vendimi për shpronësim është i ndjeshëm nga natyra, “procedurat ligjore parashikojnë hapa të tillë si njoftimi paraprak dhe informacioni gjithëpërfshirës i pronarëve të pronave, e drejta e tyre për të paraqitur komente për shpronësimin e kërkuar, mundësia e një mjeti të përshtatshëm juridik, dhe kompensimi adekuat i tyre përpara se procesi të përfundojë”.
Për më tej, BE-ja e sheh me shqetësim vendosjen e policëve në tokat për të cilat u vendos që të shpronësohen.
“Vendosja e katër bazave të Policisë së Kosovës në tokë private dhe shoqërore - në disa raste para fillimit të procedurave të shpronësimit - ngre shqetësime për të drejtat pronësore në veri të Kosovës dhe duhet të adresohet në mënyrë adekuate nga autoritetet”, thuhet në deklaratë.
Më 10 maj, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për shpronësimin e tokave në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Leposaviq dhe Zubin Potok.
-
Shqiptarë e serbë, titullarë të pronave të shpronësuara në veri
-
QUINT-i, BE-ja e OSBE-ja kritikojnë Qeverinë për shpronësimin e tokave në veri
-
QUINT, BE e OSBE e kritikojnë Qeverinë për shpronësimet në veri
-
BE-ja për shpronësimet në Leposaviq: Duhet të ketë konsultim publik
-
Tri blic-vërejtjet e BE-së