Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

BE-ja e konsideron veten si “lehtësuesin” e vetëm të dialogut Kosovë-Serbi

Foto: Alban Bujari / Koha

Rajoni i ish-Jugosllavisë së shpejti do të bëhet i vetmi ku Bashkimi Evropian do të ketë të angazhuar hiç më pak se tre “përfaqësues të posaçëm”. Nga një të tillë ajo ka në Sarajevë dhe Prishtinë, kryeqytete të dy shteteve pa dyshim me më së shumti probleme në raportet me BE-në dhe në atë që quhet rrugëtim evropian.

Por tash BE-ja do të emërojë edhe një “përfaqësues të posaçëm”, i cili do të merret, para së gjithash, me dialogun mes “Prishtinës e Beogradit”, siç thonë në BE dhe në Beograd, apo mes Kosovës dhe Serbisë, siç thonë në Kosovë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Para se të dihet se cili do të jetë mandati i saktë, është ditur se në këtë rol do të jetë ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, në vendin e të cilit të shtunën zhvillohen zgjedhjet. Pos faktit se ai, sikurse edhe përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell, vjen nga një shtet i cili nuk e ka njohur Kosovën, disa diplomatë në BE nuk janë të kënaqur as rreth faktit se procedura për emërimin e tij po bëhet pasi Borrel e ka ndarë mendjen se atij do t’ia besojë këtë punë.

Komisionari i BE-së për fqinjësi dhe zgjerim, hungarezi Oliver Verhelyi, nuk ka pritur që ky vendim të bëhet zyrtar dhe, me apo pa dashje, ka thënë atë që e dinë të gjithë, se Lajçak do ta ketë këtë rol.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)