Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka bërë të ditur se janë në fazën parakualifikuese për të përzgjedhur tenderuesin për dizajnimin e deponisë së mbeturinave të rrezikshme.
Bashkimi Evropian tashmë ka ndarë 12 milionë euro për procesin e ndërtimit të saj, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërtimi i kësaj deponie pritet të bëhet pas dështimit të ndërtimit të deponisë së përkohshme të mbeturinave radioaktive, që ishte paraparë të bëhej dy vjet pas miratimit të Ligjit për mbrojtjen nga rrezatimi jojonizues, jonizues dhe sigurinë nukleare, që në fuqi ka hyrë në vitin 2010.
Sipas këtij ligji, afati për përfundimin e ndërtimit të deponisë së përhershme është viti 2020. Sipas pikës katër të nenit 29 të Ligjit, “Qeveria e Kosovës do të sigurojë kushte për deponim të përhershëm të mbeturinave radioaktive në afat prej dhjetë vjetësh pas hyrjes në fuqi të këtij ligji”. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.