Sulmin terrorist që ndodhi mbrëmjen e së hënës në Vjenë e ka dënuar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).
BDI thotë se “Në këto momente të vështira për popullin austriak, ndajmë dhimbjen me familjarët e viktimave dhe popullin mik të Austrisë”, derisa shton se Maqedonia e Veriut dhe qytetarët e saj janë përkrah Austrisë dhe aleatëve ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit.
“Austria dhe në veçanti Viena janë nikoqirë të shumë familjeve nga Republika e Maqedonisë së Veriut të cilëve vazhdimisht u ka ofruar mundësi të barabartë në të gjitha fushat e jetës, ndërsa kontributi i shtetit austriak në rajon është i jashtë zakontë. Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave të kësaj ngjarjeje të tmerrshme dhe me këtë rast përsërit qëndrimin se ekstremizmi i dhunshëm nuk ka dhe nuk do të ketë vend asnjëherë në shoqërinë tonë dhe që i njëjti duhet ç’rrënjosur”, thuhet në komunikatën e BDI-së.
-
Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut dyshohet se janë përfshirë në sulmin në Vjenë
-
Në mesin e të vrarëve në Vjenë, edhe një shqiptar nga Struga
-
Maqedonia e V. nis kontaktet me Austrinë për identitetin dhe lidhjet e sulmuesit të vrarë
-
Tri ditë zi kombëtare në Austri pas sulmit terrorist në Vjenë
-
Kurz: Sulmi në Vjenë nuk është mosmarrëveshje mes krishterëve dhe myslimanëve